Amerikanët insistojnë në riformatimin e Qeverisë

E publikuar: 23/09/2016 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Tema e takimit ka qenë nevoja e riformatimit të kabinetit qeveritar.

Me anë të një komunikate për media njoftohet se “Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me ambasadorin Delawie për zhvillimet politike në vend dhe për punën e Kuvendit të Kosovës.”

Edhe pse më herët u raportua se do të diskutohet Demrakacioni, në komunikatë nuk jepen detaje në lidhje për këtë temë.

Mësohet se Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Delawie kanë biseduar edhe për nevojën e riformatimit të Kabinetit qeveritar, që siaps tyre duhet të ndodhë pas konsultimeve dhe pajtimit mes partnerëve të Koalicionit qeveritar.

Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se reformat në Qeveri duhet të fokusohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjithashtu kreu i legjislativit e ka informuar ambasadorin amerikan në Kosovë edhe për nisjen e sesionit vjeshtor parlamentar dhe agjendën parlamentare të Kuvendit për këtë vit.