Ambasadori turk: Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për ndihmë

E publikuar: 30/11/2019 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk tha në takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin në këtë rast fatkeqësie.

“Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar Shqipërinë. Ekipet shkuan në Durrës dhe Laç për të vlerësuar dëmin. Ekipet tona shkuan për të parë vendet ku mund të ndërtohen banesat e reja”, tha ai.

“Kishim një të vdekur tjetër sot, ishte një rast fatkeq”, tha Rama pas fjalës së tij.

Tërmeti/ Rama takim me ambasadorët: E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

“Përgëzoj me zemër për punën që është bërë nga skuadrat e vendeve të huaja. Pati një reagim të menjëhershëm nga kryeministrat
e vendeve të tjera. E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës.

Papa Françesku i kishte shprehur emocionet e tij në një mënyrë të mrekullueshme. Izraeli, i jashtëzakonshëm, na erdhi akoma pa e kërkuar. U kam shkruar të gjithë udhëheqësve një letër dhe u kam kërkuar ndihmë. I kam shkruar kryeministrit Johnson dhe i kam kërkuar ndihmë. I kam kërkuar ndihmë kryeministrit të Japonisë, Suedisë dhe Zelandës së Re.

Gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë, flenë në rrethina”, tha ai.

Vijon…