Ambasadori malazez, Miljaniq: Nuk duam ta marrim asnjë metër territor të Kosovës

24.04.2015 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasadori malazez, Miljaniq: Nuk duam ta marrim asnjë metër territor të Kosovës

Në vazhdën e vizitave të njëpasnjëshme të ambasadorëve të akredituar në Kosovë, sot Universitetin AAB e vizitoi ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z.Radovan Miljaniq.

Gjatë takimit me studentët e AAB-së,ambasadori malazez ka folur për shtetin që e përfaqëson dhe marrëdhëniet diplomatike të vendit të tij në raport me Kosovën dhe me vendet e tjera. Ndër të tjera, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjet e aktualitetit me të cilat ballafaqohen shoqëritë tona.

“Me Kosovën dhe me të gjithë fqinjtë tjerë, ne duam te kemi raporte të mira fqinjësore”, ka thënë ai.. “Ne nuk duam të marrim asnjë metër territor të Kosovës. Marrëveshjen e 19 Prillit mes Kosovës e Serbisë në Bruksel e konsiderojmë gurë-themel  të pajtimit shekullor mes shqiptarëve dhe serbëve. “ , ka theksuar ambasadori Miljaniq.

Ai po ashtu tha se koha kur Mali i Zi, Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të kenë ambasada e konsullata të përbashkëta nuk është e largët.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ka thënë  se Kosova duhet të ballafaqohet me të kaluarën dhe se krimet duhet të dënohen. “Unë, si diplomat i huaj nuk do të vendos në cilëndo anë. Udhëheqësja e Kosovës është e mençur dhe do ta gjejë zgjidhjen e drejtë.  Nuk jam as në anën e pushtetit e as në anën e opozitës, por do ta them mendimin tim. Pa ballafaqim të plotë me të kaluarën, nuk do të ketë përparim për Kosovën. Secili krim është krim, dhe ai meriton drejtësinë dhe dënimin. Kosova do të dalë nga kjo sigurisht. Ka pasur gjëra më të vështira dhe Kosova i ka tejkaluar”, është shprehur Ambasadori i Malit të Zi në Prishtinë, RadovanMiljaniq.

Ambasadori i Malit të zi në Kosovë, Radovan Miljaniq,  në fund është  përgjigjur edhe në një varg pyetjesh të shtruara nga studentët e AAB-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë