Ambasadori gjerman kundërshton veprimet e opozitës në Kuvend

E publikuar: 21/03/2018 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar për veprimet e sotme në Kuvendin e Kosovës gjatë tentimit për të votuar demarkacionin.
Heldt ka thënë se gazi lotsjellës nuk është një instrument i diskutimit politik.

“Kjo s’mund të shërbejë si një shembull i mënyrës për të luftuar për ide dhe politike në forumin më të lartë politik në vend”, ka shkruar Heldt./lajmi.net/