Ambasadori britanik viziton Burgun e Grave në Lipjan, SHKK jep detaje

E publikuar: 07/11/2024 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Qendrën Korrektuese për Femra në lipjan, ku ka zvhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani dhe Drejtori i kësaj qendre, Ylber Topalli.

Sipas njoftimit të lëshuar nga SHKK, Hargreaves ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për përmirësimin e sistemit korrektues në Kosovë dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e rezultateve edhe më të mira në të ardhmen.

“Në fund të takimit, në shenjë falënderimi, Drejtori Dibrani dhe Drejtori Topalli i dhuruan ambasadorit Hargreaves punime filigrani të realizuara nga të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftim.