Ambasadori amerikan në Ukrainë: Rusia duhet ta ndryshojë qasjen

08.05.2015 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasadori amerikan në Ukrainë: Rusia duhet ta ndryshojë qasjen

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka thënë se Rusia duhet të ndryshojë qasjen e saj ndaj situatës në pjesën lindore të Ukrainës, për ta bërë të mundshme paqen në rajon.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Kiev më 6 maj, Pyatt ka thënë se Rusia është duke furnizuar me armë separatistët pro rusë në rajonet ukrainase të Donjeckut dhe Lluhanskut me armë, përfshirë shumë tanke dhe sisteme raketore dhe kundërajrore.

Pyatt e ka quajtur konfliktin e armatosur në mes të forcave të Ukrainës dhe atyre që Departamenti amerikan i Shtetit i quan forca të kombinuara ruse dhe separatiste, një “luftë të fabrikuar”.

“Kjo më kujton mua kohën para një viti kur separatistët filluan të marrin kontrollin në objektet administrative në Donjeck dhe më kujtohen shenjat e vendosura që thonin ‘në duhet të mbrohemi kundër NATO-s, një gjë e çmendur kjo pasi NATO nuk ishte fare atje. Kjo është ajo që dua të them, kjo është një luftë e fabrikuar. Populli i Donbasit ka qenë cak i një fushate agresive të propagandës dhe informacioneve të pasakta”, thotë Ambasadori Pyatt.

“Lufta e informacionit e Rusisë është shumë efektive”, ka thënë Pyatt, duke folur për raportimet e mediave shtetërore ruse se SHBA-të dhe Kievi janë duke e penguar implementimin e marrëveshjes së paqes.

“SHBA-të nuk janë duke i dhënë armë Ukrainës. Natyrisht, ne e përkrahim procesin e paqes dhe armëpushimin”, thotë ambasadori amerikan.

Pyatt ka nënvizuar se SHBA-të e përkrahin sovranitetin e Ukrainës, integritetin territorial të saj dhe planin e paqes të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Ne të gjithë duam paqe. Rusia duhet të ndryshojë qasjen që ta bëj këtë të mundshme”, ka thënë Pyatt

Ai ka shtuar se megjithatë, ka shenja se “Rusia dhe separatistët janë duke u përgatitur që të rinisin luftimet”.

“Ne e dijmë që Rusia e ka një program shumë aktiv të trajnimit të të ashtuquajturës ushtria e Novorusisë”, ka thënë ambasadori amerikan dhe ka shtuar: “ne e dijmë që Rusia e ka dërguar sistemet raketore tokë-ajër brenda territorit ukrainas”.

Pyatt gjithashtu ka kujtuar deklaratën e dhënë së fundi të Aleksandr Zakharchenko, liderit të separatistëve në rajonin e Donjeckut, i cili disa mediave iu kishte thënë që qëllimi kryesor i tij është të marrë nën kontroll tërë rajonin.

“Ne e dijmë që Zotëri Zakharchenko, gjatë intervistave me Der Spiegel, dhe Vice News, e ka bërë të qartë se ai pret që të marrë në kontroll tërë territorin e Donjeckut. Nëse ky është qëllimi i tij, ai nuk e ka lexuar marrëveshjen, apo nddoshta nuk i kujtohet marrëveshje e nënshkruar në shkurt në Minsk”, i ka thënë Pyatt Radios Evropa e Lirë.

Liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, e kanë nënshkruar marrëveshjen e njohur si Minsku II, në shkurt, marrëveshje kjo që vendosi masat për ndalimin e luftimeve në Ukrainën lindore.

Marrëveshje që përfshinë armëpushimin në rajonin e Donjeckut dhe bën që Ukraina t’i jap të drejtë vetëqevërisëse territoreve që kontrollohen nga rebelët.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm