Ambasadori I Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti është shprehur i lumtur që Republika e Kosovës, është pjesë e kartolinave të miqve tanë.
Ajeti i cili ka publikuar kartolinat, ka thënë se Kosova është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut të Kosovës Michael Roth, i cili është kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman.
“Republika jonë, pjesë e kartolinave të fundvitit të miqve tanë. Kënaqësi të shoh se Republika e Kosovës është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut tonë, Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman. Faleminderit Michael!”, ka shkruar Ajeti në Facebook.