Ambasada e Kosovës hap linjë telefonike pas aksidentit të autobusit në Norvegji

E publikuar: 27/12/2024 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se pas aksidentit të mbrëmshëm të autobusit në Nordland kanë hapur një linjë telefonike për të afërmit.

Sipas njoftimin, deri më tani nuk raportohet se në autobus ka pasur shtetas të Republikës së Kosovës.

Numri i telefonit është: +4781502800

Në autobus raportohet se kanë qenë 58 persona, ku 3 prej tyre kanë vdekur si pasojë e aksidentit, ndërsa 4 të tjerë janë të lënduar rëndë.