Ambasada britanike në Kosovë: Thirrje për VV-në dhe LDK-në, ta formojnë qeverinë sa më shpejtë

E publikuar: 30/12/2019 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kërkuar që dy partitë fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sa më shpejtë të krijojnë qeverinë e re, shkruan GazetaBlic.

Sipas një njoftimi në Facebook, Ambasada thotë se ka çështje urgjente të cilat duhet të zgjidhen siç janë buxheti, arsimi, etj, ndërsa VV dhe LDK duet të tejkalojnë dallimet që kanë dhe t’i adresojnë çështjet që janë të rëndësishme për popullin kosovarë.

Ky është shkrimi i plotë:

Më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen. Të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, të cilat qartazi kanë fituar zgjedhjet, duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës. Ato duhet të bëjnë këtë në frymën e tolerancës, duke pranuar qasjet e tyre të ndryshme të qeverisjes. Respekti për votuesit dhe Kushtetuten do të thotë vullnet për të punuar sinqerisht së bashku për t’i treguar vendit se ata munden të ofrojnë lidership për ndryshimin.