Allegri: Ndeshja me Realin më e rëndësishmja ne karrierë

12.05.2015 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Allegri: Ndeshja me Realin më e rëndësishmja ne karrierë

Massimiliano Allegri karikon skuadrën e tij në vigjiljen e një ndeshje që vlen pothuajse një karrierë të tërë. Pas fitores 2-1 në Juventus Stadium përballë Realit të Madridit tani kampionët e Italisë thërriten për një tjetër mision madhor.

” E kam anulluar ndeshjen e parë. Kjo e rradhës për ne është një ndeshje e vetme ku ne kemi në dispozicion dy rezultate nga tre”.

E sigurt është se sfida në Bernabeu padyshim që nuk mund të jetë si gjithë ndeshjet e tjera.

” Kam përjetuar shumë ndeshje të vështira por për momentin kjo ndaj Realit është më e rëndësishmja nga të gjitha, duke qenë se një gjysmëfinale Championsi nuk të rastis cdo vit.Duhet të kemi besim se do të arrijmë në finalen e Berlinit”.

Trajneri i Juventusit dhe disa indicie edhe për sa i përket formacionit.

“Pogba është mirë, ekziston mundësia që të luajë që nga fillimi, por do të vendos vetëm në fund. Tevez po bën një sezon të jashtëzakonshëm. Është kthyer vendimtar edhe në Champions ku nuk shënonte prej shumë kohësh”.

Real- Juventus një klasike e futbollit Europian me në mes finalen e Championsit padyshim që është një ndeshje që nuk ka nevojë për motivime ekstra.

“Në aspektin e motivimit këto ndeshje pregatiten vetë. Në aspektin taktik mund të ndryshojë dicka, por shumë pak. Ndryshe nga ndeshja e Monacos ku mund të synonim edhe barazimi 0-0 për vetë karakteristikat e skuadrës, në Bernabeu do të duhet të bëjmë një ndeshje ndryshe. Duhet kurajo. Jemi 95 minuta larg Berlinit, duhet të besojmë se do të shkjojmë aty. Për ne është një shans i rëndësishëm që në fillim askush nuk e priste”.

Në konferencën e shtypit përkrah Allegrit ishte dhe Buffon që mendon për mbrojtjen me portierin e bardhezinjve që deklaroi se Reali shënon gjithmonë në shtëpi dhe është e vështirë që Juventusi të mos pësojë asnjë gol, por ai shpreson që skuadra të dijë ta godasë ekipin e Ancelottit duke i shënuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)