Allegri: Milani deçizive. Mihajloviç: Fitojmë për tifozët

08.04.2016 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Allegri: Milani deçizive. Mihajloviç: Fitojmë për tifozët

Milan-Juventus është gjithmonë Milan-Juventus pavarsisht pozicionit që kanë të dyja skuadrat në tabelën e klasfikimit. Këtë të Shtunë në San Siro kuqezinjtë dhe bardhezinjtë do të përballen sërish në një sfidë shumë të rëndësishme për ecurinë e të dyja këtyre ekipeve në këtë sezon të Serisë A, italiane. Massimiliano Allegri do të ritkthehet në stadiumin ku u bë i njohur si trajner me objektivin për të thelluar krizën e Milanit, edhe pse trajneri livornez e di që Juventusin e tij nuk e pret një ndeshje e thjeshtë.

” Do të kthehem në një stadium ku jam ndierë shumë mirë për vite me rradhë. Gjithsesi në dy sezonet e fundit jam ndierë gjithashtu shumë mirë edhe në Torino. Dua të fitoj kampionatin e dytë radhazi me bardhezinjtë sepse pavarsisht se cfarë thuhet nuk kemi fituar ende asgjë. Duhet të ruajmë përqëndrimin. Ndeshja ndaj Milanit është shumë e rëndësishme për ne, ndërsa pas kësaj sfide mbeten edhe 6 takime të tjera për tu luajtur. Duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer. Milani lufton për një vend në Europa League kurse ne duhet të mendojmë që nga kjo ndeshje mund të varet një pjesë e mirë e sezonit”.

Në vijim Allegri konfirmoi mungesën e Dybalas i cili do të rikthehet në stërvitje të Mërkurën e ardhshme, ndërkohë që theksoi se Rugani do të luajë titullar ndaj kuqezinjëve pasi është një lojtar që i ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë. Në krahun tjetër trajneri i Milanit Sinisa Mihajlovic përcaktoi objektivat e skuadrës së tij ndërkohë foli edhe për të ardhmen, pa anashkaluar sfidën e kësaj të Shtune ndaj Juventusit.

” I detyrohemi tifozëve tanë dhe drejtuesve ta përfundojmë kampionatin në vendin e 6-të dhe të fitojmë Kupën e Italisë. Është normale që e ardhmja ime të jetë në diskutim, dhe nëse do të bëjmë keq në sfidat e ardhshme është gjithashtu mëse normale që të shkarkohem nga detyra. Gjithsesi për një gjë të jeni të sigurtë unë do të jap gjithmonë maksimumin nga vetja në këtë aventurë. Ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje e vështirë në të cilën ne duhet të luajmë si në atë periudhë kur gjërat shkonin mirë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)