Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë se nuk kanë lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Milan Radoiçiqit, RAD. D.O.O, e cila ishte futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se përveç që nuk kanë lidhur kontrata, ata i kanë shkëputur edhe ato kontrata ku kompania në fjalë ka qenë në konsorcium.
“Me neve në qeverisje jo veç kompania e tij, por edhe vet Radoiçiqi është në listë të zezë”.
“Dikur ai endej lirshëm në Prishtinë dhe madje edhe zyre të Kryeministrave. Fitonte edhe tenderë. Tani nuk shkon dot as në veri”, ka thënë Aliu.