Albright: Biseda me Demaçin, më rrëqethësja që kam pasur në jetën time

26.01.2016 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Albright: Biseda me Demaçin, më rrëqethësja që kam pasur në jetën time

Nëpër histori: si e përshkruan Madeleine Albright, sekretarja e atëhershme amerikane e punëve të jashtme, bisedën telefonike me Adem Demaçin gjatë negociatave të delegacionit kosovar në Rambouillet në dimër të vitit 1999. Detajet janë shkëputur nga libri i Albright “Madam Secretary: a memoar”, Miramax Books, 2003

Gjatë gjithë pasdites vrava mendjen si ta bindja Thaçin. Kisha marrë në telefon të gjithë ata që mendoja se mund të ndikonin mbi udhëheqësin e UÇK-së, ndaj më në fund vendosa ta provoja edhe Adem Demaçin.
Demaçi ishte një nacionalist i vjetër kosovar, njëri prej atyre që i bënin presion Thaçit ta ruante qëndrimin më të ashpër të mundshëm. I telefonova në Slloveni ku ndodhej dhe i kërkova ta nxiste Thaçin që ta mbështeste qëndrimin tonë.
Demaçi u përgjigj se nuk mund të pajtohej me gjithçka dhe se donte të takohej personalisht me mua; më sugjeroi që të shkoja në Slloveni dhe të bisedoja me të. I thashë: ka dy javë që palët po bisedojnë. Edhe fare pak orë kanë mbetur që të skadojë afati i fundit.
Mund të takohem me ju në të ardhmen, por tani ju duhet t’i jepni Thaçit miratimin tuaj. Në rast se nuk e bëni këtë, dështimi do t’ju ndjekë si hije gjatë gjithë kohës që shqiptarët e thjeshtë do të vriten. Demaçi tha: ne i çmojmë përpjekjet tuaja, por nuk duam të nxitohemi.
Nëse është e nevojshme të vdesin edhe tridhjetë mijë shqiptarë, le të vdesin, por ne nuk do t’i dorëzojmë armët vetëm mbi bazën e premtimeve.
Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë për të qenë të lirë. Iu përgjigja: propozimi im nuk do të thotë që ju të hiqni dorë nga ëndrra juaj. Mos e lini t’ju ikë nga dora ky shans për paqe.
Thoni Thaçit se e mbështetni atë. Demaçi ma priti: është e pamundshme. E mbylla telefonin me një ndjenjë pështirosjeje. Kjo bisedë telefonike kishte qenë për mua një nga bisedat më rrëqethëse që kisha pasur ndonjëherë në jetën time. Pavarësisht nga Demaçi, presioni ynë më në fund pati sukses./dialogplus/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore

PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, mungojnë numrat për të çuar proceset përpara

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, mungojnë numrat për të çuar proceset përpara

Deputetja e VV-së:  6 deputetët e LDK-së s’e kanë me emrin e Bekim Sejdiut, por me Kurtin

Deputetja e VV-së: 6 deputetët e LDK-së s’e kanë me emrin e Bekim Sejdiut, por me Kurtin

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?