Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës qe të ndërmarr masat e nevojshme në mënyre qe ky gjigant metalurgjik të këndellet.
Trepça, sipas tij, nuk është veri apo jug, por Trepça është e Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Gjiganti metalurgjik është pa status të definuar, por po shkon drejt falimentimit. Ajo ka mundësi ta mbajë Kosovë, sikur ishte në gjendje të mbajë krejt ish Jugosllavinë. Falimentimi po rrezikohet nga kjo Qeveri. Trepça i takon Kosovës dhe qytetarëve të sajë. Vetëm Kosova ka të drejtë të bëjë koncesione për këtë çështje”, ka thënë Lekaj në seancën e sotme plenare të Kuvendit.