Aktgjykimi ndaj Fatmir Limajt, më 24 nëntor

E publikuar: 09/11/2017 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 24 nëntor do të bëhet shpallja e aktgjykimit në rastin “MTPT”, ku të akuzuar janë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe persona të tjerë.

Lajmin e bëri të ditur Blerim Prestreshi, avokat i njërit prej të akuzuarve në këtë rast, Florim Zuka.

“Nuk isha në seancë sot, por, po ashtu është plani, që më datën 24 të bëhet shpallja”, ka thënë avokati Prestreshi për kallxo.com.