Aksioni në veri/ Tetë doganierë e një polic të arrestuar për korrupsion e keqpërdorim të pozitës

E publikuar: 18/11/2023 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione në veri të vendit, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Nga ky aksion janë arrestuar nëntë persona, ka bërë të ditur zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci për Klankosova.tv.

“Nga ky aksion janë arrestuar tetë doganierë dhe një zyrtar policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion”, tha Stavileci.