Aksioni në veri, Prokuroria Speciale thotë se po zhvillohet për korrupsion, ryshfet e keqpërdorim detyre

E publikuar: 18/11/2023 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me aksionin që është zhvilluar në veri, mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu i ka thënë Gazetës Express se aksioni është duke u zhvilluar për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

‘Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.