Aksion simbolik para Prokurorisë

E publikuar: 16/09/2016 08:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i qytetarëve të cilët janë duke protestuar tash e disa herë pas publikimit të skandalit të përgjimeve me protagonist ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, sot do të protestojnë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Këtë herë, grupi i qytetarëve thotë se do të realizojë një aksion në lidhje me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim.

“#PROTESTOJ ju njofton se më 16 shtator 2016, në ora 10:30 para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.