Aksidenti tragjik në Durrës, drama e fundit e djaloshit e ‘spektakli’ i gjakut për spektatorët

E publikuar: 15/08/2017 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme në aksin Kavajë-Durrës ndodhi një aksident tragjik që i mori jetën një djali vetëm 21-vjeç.

Përplasja e mjetit tip “Skoda” me drejtues shtetasin K.R. me kamionçinën e shtetasit E.Z. i mori jetën djaloshit.

Si pasojë e goditjes në pjesën e mbrapme të kamionçinës, e gjithë fytyra e makinës u shkatërrua si dhe pjesa e tavanit.

Por ajo që mbetet akoma më skandaloze është ajo që ka ndodhur në vendin e ngjarjes.

Në një video të transmetuar nga Durrës Lajm e filmuar nga një qytetar duket se si në vendngjarje në momentin e aksidentit ndodheshin disa qytetarë.

Disa prej tyre janë afruar te mjeti, madje dhe kanë filmuar me celularët e tyre a thua se ishte një shfaqje për t’u transmetuar.

Një spektakël gjaku mesa duket për disa njerëz që do t’ua tregojnë disa të tjerëve filmimin e tyre të një fatkeqi që u bë objekt në dramën e tij finale të jetës. /Blitz.al/