Aksidenti i rëndë i Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë/ Zëdhënësi i qeverisë: Ministri ka lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë

E publikuar: 11/11/2023 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Qeverisës ë Kroacisë, Marko Miliq, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Mario Bonozic, i cili u aksidentua sot në mëngjes, ka lëndime të rënda, por se është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Index.hr.

Ai tha se Bonozicit i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci dhe do të transferohet në KBC Osijek.

“Ministri ka lëndime të rënda fizike, sipas vlerësimeve fillestare të mjekut është jashtë rrezikut”, ka deklaruar Miliq.

Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit.

Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur aksidenti./Express