Aksident në magjistralen Suharekë-Prizren, tre persona të lënduar

E publikuar: 23/05/2022 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Suharekë-Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Gashi bëri të ditur se me rastin po merret njësia e trafikut rajonal në Prizren.

Sipas tij, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos respektimit të rregullave nga ana e vozitësve në komunikacion rrugor.