Aksident komunikacioni në Ozdrim të Pejës, lëndohen gjashtë persona

E publikuar: 24/04/2025 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rufova.