AKR dhe Alternativa largohen nga LDK-ja?

E publikuar: 09/08/2017 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa i kanë dhënë fund bashkëpunimit parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Indeksonline mëson se partia të cilën e drejton Behxhet Pacolli – AKR-ja dhe Alternativa kanë bërë kërkesë në KQZ që subjektet e tyre të jenë në një grup të vetëm parlamentar, jo me LDK-në e Isa Mustafës.

“Po, është kërkuar sqarim nga organet kompetente se si mund ta marrin buxhetin si grup parlamentar”, thotë burimi.

Ndryshe, këto dy subjekte janë të përfaqësuara në Kuvend me gjashtë deputetë; Behgjet Pacollin, Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda, Labinot Tahiri, Islam Pacolli si dhe Korab Sejdiu. /Indeksonline/