Akil Gjakova eliminohet në raundin e tretë të Grand Slamit

E publikuar: 24/10/2020 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, nuk arriti të kalojë moldavin Petru Pelivan, në raundin e tretë (-73 kg) të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Arritja deri në raundin e tretë i sjell Gjakovës 160 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Nesër garon Loriana Kuka, në kategorinë -78 kg.