Ahmeti: Rezistenca qytetare po e ndalë demarkacionin

E publikuar: 01/09/2016 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se rezistenca qytetare po e ndalë demarkacionin me Malin e Zi.

Në postimin e tij, Ahmeti ka shkruar se pasi shihet se demarkacioni nuk do të kalojë, Qeveria po përpiqet të gjej arsyetim.

“Pasiqë shihet se ky demarkacion nuk do të kalojë qeveria do të përpiqet të gjej arsyetim, jo Lista serbe, jo ky deputet, jo shkolla, jo moti…E vërteta është që rezistenca qytetare po i ndal. 11:00 #krejt”.