Ahmeti: Nga janari synojmë punësimin e 20 artistëve në Teatrin Dodona

E publikuar: 03/10/2020 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bëtë të ditur se nga janari i vitit të ardhshëm synojnë të punësojnë rreth 20 aktorë për Teatrin e Qytetit.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kjo është një kërkesë e përsëritshme e aktorëve, por që niveli qëndror nuk po i bën zgjidhje.

Ky është statusi i tij plotë:

Këto ditë kam marr disa mesazhe nga aktorët për Teatrin e Qytetit. Ata kanë të drejtë.

Është totalisht e pakuptueshme se si të gjitha qytetet e mëdha në Kosovë kanë trupa rezidente dhe teatro të qytetit ndërsa Prishtina duhet të harrnohet me gjysëm pagesa vit për vit në Dodonë.

Problemi është i thjeshtë. Ne kemi buxhet, ne nuk po kërkojmë asgjë nga niveli qëndror, përpos të na lejojnë numër shtesë të punësuarve në Dodona. Për këtë kam dërguar disa shkresa në Ministri të Financave.

Çdo buxhet i Kosovës për çdo institucion të Kosovës e ka të caktuar buxhetin për Paga, NUMRIN e punëtorëve në çdo departament dhe këto nuk na lejojnë ti lëvizim.

Sivjet na kanë lejuar 5 vende shtesë por kjo nuk mjafton për trupë rezidente. Nuk duam gjysmë zgjidhje.

Në takimin që kam patur me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe Zv Ministrin Agim Krasniqi para një muaji, prapë na është thënë e njejta gjë.

Megjithatë, ne kemi vendosur të bëjmë lëvizje të brendshme. Në buxhetin e vitit 2021, pra prej janarit do të bëjmë rregullime të brendshme për të lejuar më shumë pozita për trupë rezidente të Prishtinës. Synimi është 20 artistë rezidentë.

Konkursin do ta bëjmë të hapur dhe transparent. Titullin e artistit rezident do ta bëjmë pozitë të arritshme për artistët ndër më të mirët.