Ahmeti: Kundërshtari nuk mundet me përqeshje, ironi e cinizëm

E publikuar: 19/12/2016 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Drenas të cilën mbrëmë e fitoi kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se në një betejë për kryetar komune kundërshtari nuk mundet të humbas me përqeshje, ironi e cinizëm.

Sipas tij kjo është dëshmuar qysh në 16 vitet e fundit e jo vetëm në Drenas, transmeton Indeksonline.

“Kundërshtari nuk do të mundet me përqeshje, ironi e cinizëm. Edhe në qoftë se mendon se kundërshtari është qesharak e i padijshëm, betejën duhet ta bësh me seriozitetin më të madh. Këtë na e dëshmojnë 16 vitet e fundit, jo vetëm zgjedhjet në Drenas”, ka shkruar Ahmeti.