Ahmeti kritikon debatet e sotme të analistëve për aksidentin në Kroaci: Nuk duhej të mbaheshin

E publikuar: 26/07/2021 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar debatet sotme të analistëve për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ai tha se në këtë ditë zie nuk duhet të mbahen debatet e analistëve për aksidentin.

Sipas tij, familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla.

“Ndoshta e kam gabim, por në ditë zie do të duhej të mos mbaheshin debatet e analistëve, posaçërisht për tempn e aksidentit. Familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla“, ka shkruar Ahmeti.