Ahmeti: Kadri Veseli ma kujton Gruevskin dhe Maqedoninë

E publikuar: 15/06/2017 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se deklaratat e Kadri Veseli dhe të tjerëve nga PDK mbrëmë ia kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se koha kur kanë kërcënuar dhe shantazhuar ka kaluar.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Deklaratat e Kadri Veselit dhe tjerëve nga PDK mbrëmë ma kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë. Republika parlamentare dhe demokracia janë të njëjta gjithandej, shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë.

Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe SHBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”.