Ahmeti flet për vizat, PISA-n, murin e kodin telefonik

E publikuar: 16/12/2016 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përmbledhur disa nga ngjarjet e fundit që kanë karakterizuar Kosovën këtë vit.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka përmendur vizat, murin në Mitrovicë, rezultatet e PISA-s, kodin telefonik, etj.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Brenda pak javësh u ndërtua muri në Mitrovicë, nuk u liberalizuan vizat, dolen rezultatet e PISA per gjendjen në arsim, e sot u konfirmua se humbëm dhjetëra/qindra miliona nga ndihmat e ShBA për shkak të mosluftimit të korrupcionit.

A nime harrova, Serbia e ka dhënë kodin telefonik për krahinen automome të “Kosoves dhe Metohisë”.

#DrejtësipërAstritin