Ahmeti: Edhe nëse koalicioni PAN i fiton zgjedhjet, dyshoj që Haradinaj do të jetë kryeministër

E publikuar: 02/06/2017 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se edhe nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma fiton zgjedhjet, ai ka hedhur dyshime se kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj do ta marrë këtë pozitë.
“VV është i vetmi subjekt që ka qëndrim për çdo çështje”, thotë ai në Rrokum TV, ndërsa shton se do t’i kenë 30 deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ahmeti shprehet se nuk është i bindur që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës, edhe nëse zgjedhjet i fiton koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN).