Ahmet Isufi: Të Bashkuar për Kosovën Fituese: Tubimi në Drenas bashkoi vlerat e lirisë dhe profesionalizmit

E publikuar: 16/12/2024 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka shkruar për prezantimin e kandidatës për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Drenasi.

Postimi i plotë:

Tubimi në Drenas bashkoi vlerat e lirisë dhe profesionalizmit, duke garantuar një të ardhme më të mirë për Drenicën dhe gjithë Kosovën përmes programit të Aleancës dhe përfaqësimit dinjitoz.

Për Kosovën Fituese-Direkt në NATO u mbajt tubimi promovues për nominimin e kandidates për deputete, Valbonë Demaku Berisha, në Drenasin që i bashkoi vlerat e lirisë e të profesionalizmit për një të ardhme më të mirë e prosperuese për Drenicën e për gjithë vendin.

Zhvillimin e kësaj treve e garanton programi i Aleancës me koalicionin e përbashkët dhe listën e përbërë me përfaqësim dinjitoz dhe të dëshmuar.

Të bashkuar për Kosovën Fituese!