Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së me numrin 40, Ahmet Isufi, ka kujtuar kohën e themelimit të Radios Kosova e Lirë.
Ai ka thënë se Radio Kosova e Lirë ishte bërë zëri që transmetoi ngjarjet e betejave të lavdishme të luftës dhe me tingullin e saj mobilizoi popullin në luftën për liri.
Postimi i plotë:
26 vjet ,,Radio Kosova e Lirë’’
Radio që transmetoi ngjarjet e betejave të lavdishme të luftës dhe me tingullin e saj mobilizoi popullin në luftën për liri.
Falënderim i veçantë themeluesve dhe atyre që vazhdojnë të mbajnë gjallë frymën e lirisë përmes Radios, Kosova e Lirë.
Urime!


















