Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi me nr. 40, ka shpërndarë një mesazh motivues përkrahësve të tij. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi bashkëpunimin me aktivistë të rinj, të cilët janë të përkushtuar dhe të mobilizuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Në bashkëpunim me një ekip të motivuar dhe të vendosur, po punojmë Për Kosovën Fituese,” shkroi Isufi, duke theksuar synimin e tij për të sjellë ndryshim dhe përparim. Me numrin #137 në listën zgjedhore, ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen vizionit të tij për një Kosovë të suksesshme.
Mesazhi i tij përçon optimizëm dhe shpresë, duke inkurajuar të rinjtë që të marrin një rol aktiv në ndërtimin e së ardhmes së vendit.