Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi shkroi në Facebook për prezantimin e kandidatët për deputetë nga Kamenica, nga koalicioni AAK-Nisma.
Aliu njoftoi se kanë prezantuar programin zhvillimor për këtë zonë.
“Sot, në prani të Kryetarit të AAK-së Z.Ramush Haradinaj dhe të Nismas, Z.Fatmir Limaj, bashkë me kolegë dhe kandidatët për deputetë të Koalicionit AAK – NISMA – KONSERVATORËT – E30, nga komuna e Dardanës Faton Jakupin dhe Fatmir Matoshin, prezantuam programin zhvillimor të kësaj zone strategjike kufitare.”
“Duhet të vazhdohen projektet e nisura Prishtinë-Dheu i Bardhë, ndërtimi i pendave për ujë të pijshëm, zhvillimi i turizmit malor, infrastruktura për një jetë më të mirë dhe subvencionimi i bujqësisë në mënyrë që të krijohen kushte për ndalje të migrimit e të hapen vende të reja pune.”
Sipas tij, këto ndryshime mund t’i bëjnë realitet ata që kanë ndryshuar procese në historinë e lavdishme të vendit tonë dhe ata që kanë lënë gjurmë në shtetndërtim.
“Ndryshimi duhet të fillojë prej këtu, me njerëz vizionarë e të vendosur që kanë vullnet e guxim për të realizuar projektet në dobi të qytetarëve të kësaj ane e që i keni këtu.” – shkroi ai.