Haxhi Ramadan Ramadani dhe djali i tij Xhevdeti, simbol i krenarisë dhe angazhimit të pashembullt për atdhenë, shenjë e ruajtjes dhe zhvillimit të ndjenjës kombëtare në Kosovën Lindore, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së të Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.
Postimi i plotë
Nder e admirim të pakufishëm për Haxhi Ramadan Ramadanin i cili me djalin e tij veteran Xhevdetin, është kujdesur të më dhurojë simbolin e shenjtë me tri shkronjat e arta, UÇK.
Në shenjë respekti, bashkë me kolegët, Nazim Gagica, Zarife Asllani e Burim Muji i dhuruam flamurin kombëtar, për gjithë kontributin e dhënë ndër gjenerata si familje që gjithmonë me krenari e kanë ruajtur e zhvilluar ndjenjën kombëtare, përkundër presionit si qytetarë të Kosovës Lindore.
Qofshi me jetë të gjatë e krenarë, familje e nderuar Ramadani!


















