Ahmet Isufi: Kafja me familje ka lezet!

E publikuar: 06/01/2025 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka shpërndarë një mesazh të veçantë për rëndësinë e kohës së kaluar me familjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Isufi theksoi vlerën e momenteve familjare dhe dashurinë që ndërtohet rreth tryezës.

“Nuk ka asgjë më të çmuar sesa të kalosh kohë me njerëzit që do. Ndaloni për një moment, uluni rreth tryezës dhe shijoni jo vetëm kafen, por edhe dashurinë dhe kujtimet që ndërtohen në ato çaste të veçanta me familje,” shkruan ai.

Mesazhi i tij i ngrohtë shpreh rëndësinë e lidhjeve familjare dhe të momenteve të thjeshta, por domethënëse, që krijojnë kujtime të paharrueshme.