Lajmet

Agjencia Kundër Korrupsionit ka dërguar në prokurori 600 kallëzime penale

14.03.2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Agjencia Kundër Korrupsionit ka dërguar në prokurori 600 kallëzime penale

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), institucion ky i cili ka për mision të luftimin e korrupsionit, deri më tani ka përcjell në prokuroritë kompetente më shumë se 600 kallëzime penale dhe ka atakuar më shumë se 1300 zyrtarë të institucioneve të vendit, raporton Indeksonline.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka thënë në një prononcim për Indeksonline se AKK tashmë është në fazën finale të përgatitjes së Raportit për vitin 2015.

“Në prokuroritë kompetente kemi përcjellë me shume se 600 Kallëzime Penale dhe i kemi ‘atakuar’ me shume se 1300 zyrtare te gjitha niveleve dhe te shume institucioneve. Informatat kthyese qe i kemi nga Prokuroritë flasin qe vetëm rreth 30 për qind janë të  refuzuar si të pabaza, kemi hetime penale, ngritje aktakuzash kemi edhe aktgjykime ( te gjitha janë në Raportin e Punës)”, ka thënë Preteni.

Sipas tij, AKK e ka realizuar misionin e vet ne tërësi, dhe se baza ligjore është ajo që e cakton mandatin e Agjencisë.

“Jemi të vetëdijshëm se luftës kundër Korrupsionit në Kosovë po i mungojnë shifrat por kjo nuk është pjese e përgjegjësisë se Agjencisë. Puna e Agjencisë duhet të analizohet në bazë të misionit ligjor që e ka. Agjencia nuk ngrit Aktakuza, nuk burgos dhe as nuk dënon. Agjencia kryen hetime preliminare dhe ngrit Kallëzime Penale, ky është misioni te pjesa e luftimit, te parandalimi: përgjegjës jemi për fushën e Deklarimit te Pasurisë, Parandalimit te Konfliktit te Interesit dhe Parandalimit të korrupsionit në fushën e Prokurimit Publik”, ka theksuar Preteni.

Ai ka thënë se deklarimi i Pasurisë gjithmonë realizohet më shumë se 95 për qind, dhe se AKK i administron më shumë se 25 mijë formularë dhe i ka kontrolluar më shumë se 8000.

“Te konflikti i interesit i parandalojmë për çdo vit rreth 200 raste të tilla, te parandalimi i korrupsionit në fushën e prokurimit publik, ofrojmë opinione parandaluese dhe si rezultat i këtij aktiviteti deri në fund të vitit 2014 buxhetit të vendit ja kemi ‘kursyer’ më shumë se 60 milionë”, ka thënë tutje Preteni.

Sipas tij, AKK e cila e ka mision edukimit, ka vizituar të gjitha komunat e Kosovës ku është takuar me shumë zyrtarë të lartë dhe qytetarë, nga të cilët është informuar për legjislacionin antikorrupsion.

I pyetur se si qëndron raporti me Prokurorinë, Preteni ka thënë se bashkëpunimi me prokuroritë ka shënuar një progres.

“Secili nga zyrtaret që nuk e deklaron pasurinë në afatin ligjor, Agjencia do të ushtron Kallëzim Penal, emrat e tyre gjithashtu do te publikohen ne ueb faqen e Agjencisë”, ka shtuar Preteni./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin