Bota & Rajoni

Afganistani konfirmon vrasjen e liderit taliban

22.05.2016 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Afganistani konfirmon vrasjen e liderit taliban

Agjencia e zbulimit e Afganistanit ka konfirmuar se udhëheqësi taliban, Mullah Akhtar Mansur, është vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara.

Drejtoria për Siguri Kombëtare e Afganistanit ka thënë se Mansur është vrarë në zonën Dalbandi të provincës Baluçistan në Pakistan.

Është ky konfirmimi i parë zyrtar për vrasjen e liderit taliban.

Pentagoni ka thënë se ka kryer një sulm ajror kundër Mansurit dhe një zyrtar amerikan ka deklaruar se ai, me gjasë, është vrarë.

Sekretari për media i Pentagonit, Peter Cook, ka thënë se sulmi ka ndodhur në një rajon të largët, përgjatë kufirit Afganistan-Pakistan, në orët e para të 21 majit.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke analizuar rezultatet e sulmit.

Por, një zyrtar amerikan, jo i autorizuar për të diskutuar operacionin publikisht, ka thënë se Mansur dhe një luftëtar tjetër mashkull me gjasë janë vrarë.

Zyrtari ka thënë se sulmi është kryer nga një dron, me të cilin ka operuar Forca e Operacioneve Speciale e SHBA-së. Sipas këtij zyrtari, operacioni është zhvilluar në jugperëndim të qytetit Ahmad Val dhe është autorizuar nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Një zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani, ka konfirmuar vetëm se sulmi ka ndodhur brenda territorit të Pakistanit.

“Mund të konfirmojmë sulmin e telekomanduar të SHBA-së kundër liderit të talibanëve, Mullah Akhtar Mansur. Jemi duke vlerësuar dhe analizuar informacionet për të konstatuar nëse Mullag është vrarë ose jo. Por, një gjë është e vërtetë, armiqtë e Afganistanit nuk mund të fshihen askund”, ka thënë zëdhënësi Dava Khan Meenapal.

Shefi Ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, ka thënë se vdekja e Mansurit do të kishte ndikim pozitiv në bisedimet e ngecura të paqes midis talibanëve dhe Qeverisë afgane.

Ai ka thënë se Mansur “ka qenë figura kryesore që ka parandaluar talibanët t’i bashkohen procesit të paqes në Afgansitan”, ku talibanët janë duke udhëhequr kryengritje që 15 vjet.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Mansur ka paraqitur “rrezik të vazhdueshëm dhe të pashmangshëm për personelin amerikan”.

Zëdhënësi i Pentagonit, Cook, ka thënë se Mansur ka qenë “i përfshirë në mënyrë aktive në planifikimin e sulmeve” në gjithë Afganistanin.

Anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur sulmin.

Përfaqësuesi Adam Schiff, demokrat në Komitetin e Inteligjencës, ka thënë se vdekja e Mansurit do të ishte goditje e rëndë mbi talibanët, por jo e mjaftueshme për t’i mundësuar SHBA-së që të shkëputet nga konflikti.

“Duhet të mbetemi vigjilentë dhe me burime të mira në terren, si dhe duhet të vazhdojmë të ndihmojmë në krijimin e kushteve për një zgjidhje paqësore”, ka thënë Schiff.

Kryesuesi i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, John McCain, ka thënë se është i kënaqur që Mansur “ka parë fundin e tij”. Ai ka bërë thirrje për më shumë sulme kundër talibanëve.

“Trupat tanë janë në Afganistan sot për qëllimin e njëjtë sikur edhe në vitin 2001, kur janë vendosur atje – të parandalojnë Afganistanin të bëhet strehë e sigurt për terroristët globalë”, ka thënë McCain.

Mansur është shpallur lider i talibanëve në korrik të vitit 2015, vetëm disa ditë pasi Qeveria e Afganistanit ka konfirmuar se udhëheqësi shpirtëror i talibanëve, Mullah Mohammad Omar, ka vdekur në qytetin Karaçi të Pakistanit dy vjet më herët.

Talibanët kanë qeverisur Afganistanin me një interpretim të ashpër të ligjit islamik derisa grupi është rrëzuar nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA-ja, pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gjini: Nuk kërkojmë nga Kurti përfshirjen e AAK-së në Qeveri, vetëm kemi kërkesa për të mirën e qytetarëve si pranimi i gazit amerikan

Gjini: Nuk kërkojmë nga Kurti përfshirjen e AAK-së në Qeveri, vetëm kemi kërkesa për të mirën e qytetarëve si pranimi i gazit amerikan

Ministrja serbe: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja serbe: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

Mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë

Trump: ShBA duhet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit dhe të paguhet për këtë

Trump: ShBA duhet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit dhe të paguhet për këtë

KPK dorëzon në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

KPK dorëzon në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardh metalik

Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardh metalik

Aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë për marrje të ryshfetit

Aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë për marrje të ryshfetit

Gjini takohet me ambasadoren e Izraelit: Marrëdhëniet me ta janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne

Gjini takohet me ambasadoren e Izraelit: Marrëdhëniet me ta janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë

Haxhiu, pret në takim lamtumirës ambasadorin belg Cuvelier, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Haxhiu, pret në takim lamtumirës ambasadorin belg Cuvelier, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan