Abrashi nuk bëhet rehat me lëndime, humb edhe Hamburgun

E publikuar: 30/11/2017 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amir Abrashit nuk është duke i ecur mirë ky stinor në Bundesliga.

Futbollisti fantastik i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë shumë i pafat këtë edicion pasi është përballur me disa lëndime.

Gjakovari e nisi mjaftë mirë këtë edicion duke luajtur rregullisht dhe duke treguar formë të lartë por lëndimet ishin armiku kryesor i tij.

Së fundmi ai ka humbur edhe ndeshjen me Mainzin ku Freiburgu fitoi me zor 2-1.

Abrashi nuk ia del me lëndimin

Tani kur të gjithë prisnin rikthimin e tij në fushë, Abrashi duket se do ta humbas edhe ndeshjen me Hamburgun.

Mediat gjermane kanë raportuar se Freiburgu do ta ketë shumë të vështirë përballjen me Hamburgun e Mërgim Mavrajt pa Abrashin në formacion.

Gjithsesi 26-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për lojë në javën e ardhshme.

Abrashi ka luajtur vetëm tri ndeshje këtë edicion në Bundesliga. /Telegrafi/