Ekonomisti Lumir Abdixhiku ka reaguar pas idesë së biznesmenit Ramiz Kelmendi, i cili tha se do t’i punësojë më shumë se një milion njerëz, duke thënë se kjo është marri e diskutimeve ekonomike,.
Ai ka thënë se një ide e tillë është tallje me popullin.
Lexojeni të plotë reagimin
Marritë e diskutimeve ekonomike vazhdojnë në Kosovë. Këtë herë me propozimin e 1 milion vendeve të reja pune për 6 vjet – prezantuar me një tabelë Exceli madje.
Hallëgjorëve mund t’u premtohet gjithçka. Halli krijon hapësirë për tallje. Por tallja me hall është e gërditshme, e mundimshme – e marrë. E ne jemi në mëshirë të tallësve.
Për t’i dhënë pak sens këtij nonsensi, për të arritë këtë qëllim, Kosovës do t’i duhej rritje ekonomike mbi 50% në vjet për 6 vjet rresht (sot jemi në 3%). I duhet të thejë bindshëm, katërfish më shumë, rekordin e rritjes në botë – të secilt shtet, në secilën kohë.
Mbi të gjitha, Kosova në moshë pune i ka 1.1 milion banorë. Sot të punësuar janë 350 mijë. Me 1 milion vende pune shtesë ne do të duhej të merrnim punëtorë nga jashtë.
Në të vërtetë, do të jetë mrekulli nëse i gjthë Ballkani Perëndimor i krijon 1 milion vende të reja pune për 6 vjet.
Po nejse. Po shitet. Le të shitet.