Abdixhiku në Sekiraqë: Po i jepni Lidhjes sonë momentumin e jashtëzakonshëm

E publikuar: 06/01/2025 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Sekiraqë.

Atje, siç tha ai, është pritur nga qytetarë të shumtë të këtij fshati.

“Nga Sallabaja, u ndalëm në Sekiraqë. Edhe këtu, na pritën qytetarë të shumtë të këtij fshati. Llapi, ka nda mendjen tashmë! Në çdo fshat e qytet, ky lum i madh i njerëzve është kushtrim që na thërret për veprim. Nga ky takim, dhe secili tjetër, shtrojmë dorën e afrimit me secilin që rikthehet në shtëpinë e vjetër në rrugë të re! Ju faleminderit për të gjitha pritjet! Po i jepni Lidhjes sonë momentumin e jashtëzakonshëm dhe ky fakt na detyron të jemi në shërbim.” –  ka shkruar Abixhiku në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi nga takimi.