Abdixhiku mbledh 150 biznese, pritet t’ua prezantojë programin e LDK-së

E publikuar: 19/12/2024 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbajë nesër një takim me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë – gjë që deri më tash asnjë partitë tjera në Kosovë nuk e ka bërë.

Ai pritet t’ua prezantojë atyre projektet kryesore që LDK do të zhvillojë në vitet në vazhdim.

Abdixhiku po ashtu do të shpalosë planin e LDK-së për përmirësimin e klimës së biznesit, mbështetje për sektorin privat dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovë.

“Bizneset në Kosovë kanë nevojë për përkrahje jo për burokraci. LDK do të reduktojë burokracinë për biznese, në mënyrë që të zhvillohen pa pengesa nga shteti. Programi ynë parasheh që ndihmojë ato kompani që kanë nevojë për të arritur standardet e kërkuara të cilësisë që kanë potencial për eksport. Qeveria aktuale ka ngulfatur bizneset dhe nuk ka ofruar përkrahje për to”, kishte thënë Abdixhiku më herët. Edhe vitin e kaluar, kreu i LDK-së kishte takuar bizneset kryesore të Kosovës dhe ua kishte prezantuar programin “Rruga e Re”.