Abdixhiku, Kurtit për vrasjen e gruas shtatzënë: Merr masa, vepro

E publikuar: 01/12/2022 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi mbrëmë ku një grua shtatzënë dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i tij.

Ai tha se shteti i udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë në çdo drejtim.

Abdixhiku ka kërkuar nga Kurti masa dhe veprime konkrete lidhur me rastin.

“Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim”, tha Abdixhiku.

“Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro”- tha ai.