Abdixhiku kujton Tahir Zemajn: Ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë

E publikuar: 04/01/2025 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Strellc të Deçanit, ku kanë kujtuar jetën dhe veprën e Kolonel Tahir Zemajt, në 22-vjetorin e vrasjes të tij.

Abdixhiku tha se kolonel Tahir Zemaj ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë.

Ai thotë se Kolonel Zemaj si ‘aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova ishte shembull vendosmërisë së palëkundur në lartësimin e parimeve të lirisë, demokracisë dhe unitetit kombëtar’

“Kolonel Tahir Zemaj ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë. Një ushtarak i përkushtuar dhe strateg i pashoq, ai udhëhoqi beteja të lavdishme në Dukagjin, duke i dhënë Kosovës shembullin më të denjë të një çlirimtari. Nga beteja e Loxhës deri te përpjekjet e tij të pandalshme për unitet dhe drejtësi, figura e Tahir Zemajt qëndron si ikonë e qëndresës kundër shtypjes serbe dhe si shkëndijë e paepur që shkëlqeu fort rrugën drejt çlirimit. Si aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Kolonel Zemaj ishte shembull vendosmërisë së palëkundur në lartësimin e parimeve të lirisë, demokracisë dhe unitetit kombëtar” shkruan Abdixhiku.

Ai thekson se ikja e tyre në kohë paqeje është dëshmi e betejës së papërfunduar për drejtësi ndaj patriotëve të mëdhenj të vendit.