Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 2 shkurti është data kur kryeministri Kurti pranoi formimin e Asociacionit.
“Kjo datë është data kur kryeministri Kurti pranoi formimin e Asociacionit. Nuk thashë mirë a keq, por kryeministri e tha që marrëveshja e 2013 do të inkorporohet në marrëveshje. Kjo qasje e tij, jo që ka ndikuar në diçka të mirë”.
“Kryeministër mirë që i pranon marrëveshjet ndërkombëtare. E ke mbështetjen e LDK për dialog me njohje qendër dhe jepi rrugë”, tha Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit.
Ndërsa, kryeministri Kurti i replikoi Abdixhikut, duke i thënë se e ka deformuar fjalimin e tij duke reduktuar pikat e marrëveshjes së asociacionit.
”Nuk e thashë një kusht, por i thashë gjashtë. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën”.
”Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave. Çfarëdo të drejta të ketë për serbët në Kosovë, të ketë edhe për shqiptarët në Serbi, meqenëse më shumë shqiptarë ka në Serbi”.
”Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale, vetëm pas njohjes reciproke të zbatohet”.
Teksa prapë në foltore del Abdixhiku i LDK-së, duke e akuzuar kryeministrin Kurti për manipulim të qytetarëve.
”Pra, e dëgjuat edhe një herë kryeministrin. Foli tre minuta por nuk e mohoi se asociacioni po bëhet”.
”Këto gjashtë kushte që po i flet, i përcakton Kushtetuta e Kosovës. Kjo është manipulim”.