Abdixhiku bashkë me Hazirin i shkojnë në takim kryeministrit Kurti

E publikuar: 26/05/2021 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lumir Abdixhiku - Lutfi Haziri

Kryetari i Lidhjes Demokartike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i shoqëruar edhe nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haizi, janë takuar me kreun e Qeverisë Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.

Kurti dje ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Pas takimit, Haradinaj tha se folën për dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, në takim me Kurtin s’do të marrë pjesë kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një statusi në Facebook, ku ka shkruar se i ka dërguar një letër Kurtit për t’i treguar se nuk do të shkojë në takim.