Abazoviq mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 27/08/2022 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mirëpritur marrëveshjen që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Abazoviq ka thënë se dialogu është zgjidhja e vetme për të kapërcyer çdo krizë, transmeton Klankosova.tv.

“Qeveria e Malit të zi mirëpret marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Ai shtoi se nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por të ardhmen, sipas tij.

“Dialogu është zgjidhja e vetme e mundshme për të kapërcyer çdo krizë. Ne duam paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen”.