AAK siguron 40 nënshkrime, kërkon seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagës në 129 €

E publikuar: 02/10/2023 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiti tha se kanë siguruar 40 nënshkrime për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme, për ngritjen e koeficientit të pagës nga 105 në 129 euro.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvenit, ai pohoi se rritja e koeficienti i prek edhe policët që janë në kushte të këqija.

Tahiri ka paralajmëruar se kjo parti të matën do të organizojë një debat, pas sulmit në veri me ekspertë e fushës.

“Efektet e situatës së veriut po e preki edhe situatën e përgjithshme, prandaj nesër do të kemi diskutim me ekspertë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë proces. Do të duhet një angazhim më serioz që të dihet se çka ka ndodhur të dielën.”

“AAK ka përfunduar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e koeficientin nga 105 në 129 euro. Kjo do të prek rritjen e pagave të policëve të Kosovës që tani ta kalojmë prej fjalëve në veprave dhe besoj që do të kemi edhe mbështetjen e deputetëve të pozitës.”