AAK: Qeveria po abuzon tmerrshëm me paranë e qytetarëve. Fakte milionëshe

11.06.2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK: Qeveria po abuzon tmerrshëm me paranë e qytetarëve. Fakte milionëshe

Deputeti Bali Muharremaj dhe kryesuesi i Departamentit të AAK-së për Buxhet e Financa, Haki Shatri, kanë mbajtur sot konferencë për media lidhur me mënyren e shpenzimit dhe abuzimit të parasë publike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

1.

Kosova është vendi me i pazhvilluar ekonomikisht në rajon dhe në Evrope, me prodhim vjetor të gjithëmbarshëm prej 5.5 miliardë eurosh. Shteti ynë siguron një buxhet modest, prej 1.6 miliardë eurosh, në vit.

Këto para që, përmes tatimeve, taksave dhe doganave iu merren qytetarëve edhe ashtu të varfër dhe ekonomise e cila mezi po qëndron në këmbë, po vazhdojnë të shpenzohen pamëshirshëm dhe pa kriter nga qeveria aktuale.

Me ndërrimin e qeverisë/kryeministrit dhe disa ministrave, nuk ka ndërruar asgjë në përmirësimin e menaxhimit të parasë publike. Kjo qeveri jo vetëm që nuk ndryshoi asnjë parametër në buxhetin e vitit 2015, nga versioni i përgatitur nga Qeveria Thaqi II, por kanë kaluar gjashtë muaj dhe nuk ndryshoi e as s’u përgatit rishikimi i buxhetit të vitit 2015, siç e kishte paraparë kjo qeveri në programin e punës për muajin shkurt të këtij viti.

Përveç që nuk ndryshoi asnjë parametër buxhetor, kjo qeveri nuk ndërmori asnjë veprim për përmirësimin e mënyrës së shpenzimeve të parasë publike.

2.

Qeveria dhe aparati shtetror jo vetëm që nuk u zvogëlua, por u rrit dhe u zgjerua edhe numri i ministrive dhe i shërbyesve në to. Për mbajtjen e këtij aparati gjigant të qeverisë, në vitin 2014 janë shpenzuar hiq më pak se 183 milionë euro. Për këtë vit janë paraparë, me buxhet, mbi 218 milionë euro, buxhet ky vetëm për mallra e shpenzime.

Luksi dhe mastrafi i qeveritarëve tanë, i siguruar nga paraja publike, tejkalon masën dhe nivelet e shpenzimeve të kësaj kategorie, në raport me secilën qeveri të rajonit. Kjo lehtë shihet nga veturat e reja dhe të shtrenjta, që ndërrohen përçdo vit dhe pa pikë nevoje.Ndërrimi i telefonave, kompjuterëve dhe teknologjisë, që shumë pak ose fare nuk shfrytëzohet nga ata, bashk me udhëtimet “zyrtare” të shpeshta, të panevojshme dhe me tepër salltanet, janë dukuri që janë bërë modë e kësaj qeverie dhe mënyrë e paraqitjes së “zotësisë” së ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës.

Me një program kursimi apo shpenzimi më të kujdesshëm të të buxhetit, do të mund të kurseheshin të paktën 20% e kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, ose rreth 40 milionë euro në vit. Këto para do te mund të kursehen nga zvogëlimi i shpenzimeve të naftës, telefonave, restoraneve dhe udhëtimeve. Me këto do të mund të financoheshin të paktën 40 mijë studentë me nga 1000 euro nëe vit, ose do të mund t’ua dyfishonim ndihmat sociale të gjitha kategorive me nevojë.

3.

Nga luftimi i korrupsionit, evazionit fiskal dhe informalitetit, do te mund të vileshin fillimisht 200 milion euro në vit, pa i rritë normat e tatimeve, siç po bëjmë së fundi, në emër të reformës fiskale, duke e rritë TVSH-në, nga 16 në 18%.

Me këtë rritje do të mund t’i rrisnim të ardhurat personale, ashtu siç iu është premtuar njerëzve gjatë fushatës. Me këtë do të mund të rriteshin investimet kapitale dhe do të mbuloheshin të gjitha projektet kapitale, të parapara për këtë vit dhe vitet në vijim, pa pasë nevojë me marrë kredi nga jashtë.

Një vënie rregulli dhe eleminim i keqpërdorimit përmes tenderëve dhe formave të tjera korruptive, do të rriste vlerën e mjeteve investive për së paku 50 % nga sa vlejnë ato sot. Me këtë masë parash do të kishim më shumë shkolla dhe ndërtime më cilësore, më shumë rrugë dhe më cilësore, me një fjalë, do të kishim pasuri të ndërtuar dyfish më shumë se sa që po ndërtojmë.

Fatkeqësisht, asnjë masë, asnjë veprim, asnjë efekt dhe asnjë ndryshim nuk është vërejtë në këta gjashtë muaj të qeverisjes Mustafa, në drejtim të luftimit të korrupsionit, evazionit fiskal, krimit ekonomik të organizuar.

E vetmja gjë që kemi dëgjuar deri më sot është së kryeministri, para dy ditësh, ka ardhë në konkluzion se “papunësia është problem i madh i Kosovës”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Edhe dokumentet e qeverisë për periudhën deri në vitin 2018, nuk sigurojnë ndonjë parametër, i cili qytetarëve iu jep shpresë për ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim.Shiheni Kornizën Afatmesme të shpenzimeve për periudhen deri në vitin 2018!  

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit